Futboll Sport

ZBULOHEN DETAJE MES TAKIMIT TUHEL DHE BROJËS/ Ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

Është folur mjaftueshëm për shitje të tij, por lajmet e fundit nga Anglia e shikojnë Armando Brojën me fanellën e Çelsit sezonin e ri. Raportohet se Tomas Tuhel ka vendosur që ta mbajë në ekip sulmuesin dhe t’i japë një shans në Premier Ligë.

Ashtu siç shkruan gazetari pranë klubit blu, Simon Filips, gjermani ka pasur një takim me Brojën pas ndeshjes me Udinezen, ku ndër të tjera i ka thënë se kërkon që ai të qëndrojë.

“Tomas Tuhel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinezen dhe Tuhel i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede.

Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thosha se Broja do të rrijë me 100 për qind”, shkruan Filips në “Twitter”./Panorama Sport

Related posts

Refuzimi i bilancit financiar, ja çfarë sanksionesh rrezikon Milani nga UEFA

Q.Autor

NDESHJE DRAMATIKE/ Barazim me gola, Inter dhe Atalanta ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Po shkëlqen tek Roma, ja si “Zikaltërit” shkëmbeu Zaniolon për Naingolanin

Delo.autor

Leave a Comment