Futboll Sport

PAS KUALIFIKIMIT/ Valverde: Është normale të kalosh vështirësi në Champions

Pas fitores 5-1 ndaj Lyonit, Valverde ka folur i lumtur për kualifikimin në çerekfinale të Champions Leagues.

Lionel Messi me dy gola, Coutinho, Pique dhe Dembele shënuan në fitoren e katalanasve.

“Është një ndeshje në Champions League, është normale të kalosh në vështirësi. Në ndeshje të këtij lloji ka presion dhe tension”, tha Valverde.

“Kemi pasur një gjysmë të parë të jashtëzakonshme, kemi mundur të shënojmë më shumë gola për shkak të mundësive që kemi pasur”, vijoi ai.

“Ne jemi të përgatitur për këtë garë, Messi gjithashtu ka bërë një ndeshje të shkëlqyer”, përfundoi Valverde.

Rezultati nuk tregon gjithçka, Barcelona vuajti shumë për të marrë një fitore pasi vetëm 12 minutat e fundit të takimit katalanasit realizuan 3 gola.

 

Related posts

E GJITHË SPANJA KUNDËR TIJ/ Presidenti i Federatës jep dorëheqjen për skandalit me futbollisten

F.autor

ARSENAL-MOLDE/ Starton Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Çudia “Balotelli”/ Nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten i Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment