Futboll Kombëtarja Sport

PAS LAMTUMIRËS SË SALIHIT/ Skënderbeu ka një mesazh dhe “kartolinë” emocionuese (VIDEO)

Hamdi Salihi, sulmuesi i njohur shkodran, që ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, por edhe të disa klubeve shqiptare e të huaja, njoftoi mbrëmë “varjen e këpucëve në gozhdë”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, “gjahtari i golit” bëri me dije se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por do të mbetet në këtë sport, në pozicione të tjera.

Me këtë rast, Skënderbeu, ku Salihi luajti dhe fitoi titullin kampion, i ka dedikuar një mesazh Hamdi Salihit: “Dy sezone bardhekuq, sa shumë emocione në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nder dhe krenari që mbajte veshur dhe përfaqësove ngjyrat tona. Shembulli perfekt i një lojtari të madh, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Faleminderit Kampion!”

Bashkë me këtë status, në faqen e klubit juglindor është publikuar edhe një video me momentin më të mirë të shkodranit, një eurogol ndaj Partizanit, gjatë eksperiencës së tij me Skënderbeun. Salihi luajti dy sezone në Korçë (2015-2017), duke shënuar 42 gola vetëm në kampionat (Superiore), si dhe 5 gola në Kupat e Europës. 48 ndeshje dhe 10 gola me fanellën kuqezi, e kompletojnë figurën e një sulmuesi të rrallë të shkodranit, tashmë 35-vjeçar.

Hamdi Salihi goal vs Partizani

"Legjenda Hamdi Salihi i jep sot fund futbollit të Luajtur".2 sezone bardhekuq, sa shumë emocione në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nder dhe krenari që mbajte veshur dhe përfaqësove ngjyrat ⚪🔴…Shëmbulli përfekt i një lojtari të madh brënda dhe jashtë fushës së blertë.Faleminderit Kampion!

Gepostet von KF Skënderbeu am Freitag, 29. März 2019

Related posts

E BUJSHME/ Njihuni me tifozen e Juventusit që mori vëmendjen në sfidën ndaj Lokomotivës (FOTO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” LUFTËTARI NË MERKATO/ Klubi finalizon pesë blerje brenda ditës, ja emrat

Delo.autor

LAJME TË REJA NGA SPANJA/ Zbulohet shuma që kërkon Al Sadd Barcelonës për të lënë të lirë Xavi-n

Delo.autor

Leave a Comment