Futboll Sport

PAS MIQËSORES ME “TË KUQTË”/ Legjendat kuqezi “pushtojnë” Liverpoolin duke imituar “Beatles” (FOTO)

Pas miqësores Liverpool-Milan (3-2 për anglezët) që legjendat e dy skuadrave zhvilluan të shtunën në “Anfield Road”, kuqezinjtë kanë shijuar një shëtitje. Dhe nuk mund të mungonte një foto “alla Beatles”, duke kujtuar foton e famshme të grupit muzikor anglez në Abdey Road.

Dhe protagonistë këtë herë kanë qenë 4 ish-futbollistë të Milanit: Oddo, Gattuso, Ambrosini dhe Pirlo. Pas ndeshjes, ata kanë bërë një foto njësoj si Beatles dikur në rrugën e famshme, foto e cila është postuar në rrjetet sociale nga Massimo Oddo.

“Ka qenë një ditë e vështirë sot. Beatles janë rikthyer”, shkruan Oddo në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, duke shoqëruar foton e 4 ish-futbollistëve kuqezinj.

Natyrisht që kjo foto është bërë në Liverpool dhe jo në Londër.

 

Related posts

E ardhmja e Robben, Bayern po zien nga kjo çështje

Sadik.Autor

TARE PAZAR NË SPANJË/ Lazio kërkon të afrojë sulmuesin e Real Madrid…

Delo.autor

Nis takimi në Korçë, Skënderbeu kërkon të shpallët kampion duke mundur Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment