Futboll La Liga Sport

RRËFEN VUAJTJET DERI SA KAPI SUKSESIN/ Zidane: Luftova me forcë e shpirt për t’u bërë…

Karriera e Zinedine Zidane është e lakmueshme nga shumë njerëz, si koha kur ishte futbollist edhe tani që është në rrugën e suksesit si trajner.

Gjithsesi francezi në një intervistë ndryshe ka rrëfyer vuajtjet e tij derisa kapi suksesin, “Që të luaje më parë, duhet të ishte i zoti. Nuk është e thjeshtë si tani. Nëse tani ke pak talent ta japin menjëherë mundësinë”, tha Zidane.

Trajneri i Real Madrid tregoi vështirësitë në hapat e parë drejt futbollit duke u shprehur kështu: “Dëshira ime e vetme ishte të bëhesha futbollist, por unë kisha probleme në shkollë. Prindërit e mi kurrë nuk më qortuan mua, por ata e dinin se sjellja ime nuk ishte ideale. Kështu një ditë ata më thanë: ‘E dimë që ke diçka në mendje, prandaj bëj atë që do’. Sapo mora lejen e mamit dhe babit, menjëherë e dija se çfarë doja. Kur shkova te Cannes dhe pashë lojtarët duke u stërvitur thashë: Dua t’i përkushtohem vetëm kësaj.”

Zidane e pati të qartë atë që donte dhe luftoi me forcë e shpirt për t’u bërë më i mirë në botë.

“Që nga ai moment luftova për t’u bërë më i miri. Pushoja mirë, nuk bëja budallallëqet që bëja nëpër bare, pija ujë dhe stërvitesha shumë. Dhashë gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë, duhet ta bëjë atë me çdo kusht. Vetëm kështu do t’i bëja të lumtur dhe krenarë prindërit e mi”, zbuloi më tej francezi.

Ndër të tjera 46-vjeçari krahasoi vështirësitë e futbollit në ditët e sotme me asokohe, “Në atë kohë, për të vënë veten në dukje duhet të ishe i mirë, jo si sot. Fillimisht duhet të tregoje se je ndryshe nga të tjerët sepse ishte një numër i limituar vendesh për lojtarët e rinj, vetëm një ose dy mund të ishin pjesë e skuadrës. Sot jo. Sot, gjithçka ka ndryshuar dhe gjithçka po lëviz me ritme të shpejta dhe lojtarët nuk kanë frikë të bëjnë gabime.”

Related posts

Jose Mourinho dopio “vjedhje” në Seria A, Hysaj i pari në listë

Sadik.Autor

Huddersfield-Chelsea, vendasit kanë fituar 3 radhazi

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Goditje në fund-merkato: Skënderbeu merr talentin e Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment