Futboll La Liga Sport

PAS RIKTHIMIT NË “BERNABEU”/ Revista e njohur godet me “parashikimin” për Zidane, ja shkaqet

Ka qenë kryelajmi i mediave botërore, jo vetëm atyre sportive, rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, ditën e djeshme. Francezi është kthyer si trajner i “Los Blancos” më pak se një vit, pasi e kishte lënë këtë pozicion. Ai ka lënë rekorde në “Santiago Bernabeu”, si trajner, teksa në eksperiencën e parë fitoi 104 nga 149 ndeshje, mes janarit 2016 dhe qershorit 2018.

Skuadra e drejtuar prej tij barazoi 29 ndeshje dhe humbi vetëm 16 të tilla, duke pasur një normë fitimi prej 69.8 për qind, çka është arritur vetëm nga katër trajnerë në historinë e Realit. Manuel Pellegrini e kryeson listën, pikërisht me 75 për qind fitore (fitoi 36 ndeshje nga 48 në total), i ndjekur nga Carlo Ancelotti me 74.8 për qind (fitoi 89 ndeshje nga 119 të tilla në total).

Jose Mourinho fitoi 128 nga 178 ndeshje në total, ose 71.9 për qind të tyre, ndërsa Luis Carniglia ishte i vetmi trajner tjetër, me mbi 70 për qind fitore (48 ndeshje nga 68 të tilla) në fund të viteve 1950. Zidane e la shenjën e tij në klubin e bardhë si trajner, duke e fituar Ligën e Kampionëve në të tria sezonet e mëparshme. Skuadra e tij fitoi La Liga-n në sezonin 2016-2017.

Zidane ishte në gjendje ta plotësonte “palmaresin” e tij të trofeve me Superkupën Europiane, Botërorin e Klubeve (viti 2016), përpara se t’i fitonte sërish këto dy trofe, bashkë me Superkupën Spanjolle (viti 2017). Ai, gjithashtu, e fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve edhe si lojtar me Realin, duke u bërë i dyti me këto “valenca”, bashkë me Miguel Munoz, që e fiton Kupën Europiane (Ligën e Kampionëve) me klubin e bardhë si lojtar dhe trajner.

Zidane kthehet në “Bernabeu”, por gjen një “tokë të djegur” aty. “Los Blancos” do ta mbyllin këtë sezon me dy trajnerë të shkarkuar, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari, por duarbosh, pa asnjë trofe të fituar. Ata kanë dalë zyrtarisht jashtë garës për Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa diferenca që kanë me pikë nga kreu i La Liga-s, e bën edhe këtë trofe të pamundur.

Nisur nga ky fakt, “FourFourTwo” e ribotuar foton e Zidane (të modifikuar), kur ka njoftuar rikthimin e tij në stolin e Realit. Në fytyrën e tij ka plagë, të cilat përfaqësojnë të njëjtën gjë në psikologjinë e lojtarëve të bardhë, që do ta mbyllin “të rrahur” këtë sezon, pa francezin në drejtim.

Me të njëjtën ballinë kishte dalë “FourFourTwo” edhe në rastin e uljes së parë të francezit në stolin e kampionëve europianë në fuqi, kur zëvendësonte spanjollin Rafa Benitez. Të njëjtën foto ka përdorur edhe kësaj here, duke bërë paralelizma të goditur. Ama, tashmë pyetja ngrihet: a do të ketë eksperienca të njëjta?

Eshtë i njohur produkti i Zidane në “mbretërimin” e parë të tij si trajner i “Los Blancos”: një titull në La Liga-në, një Superkupë e Spanjës, tri Liga Kampionesh, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klubet. Revista e njohur sportive e ka rikthyer edhe një herë atë foto(montazh) të Zidane në ballinë të saj, duke pyetur nëse francezi do të mund ta përsërisë një sukses të tillë edhe në eksperiencën e dytë.

Related posts

Real Madridi tronditet nga talenti brazilian, Vincius Junior qëndron dhe për një sezon

Delo.autor

“SHPËRTHEU SHERRI PAS NDESHJES/ I kafshoi penisin kundërshtarit, lojtari në Francë pezullohet për 5 vjet

Delo.autor

GJYKATËSI SPORTIV MERR VENDIMIN/ Paratici gjobitet për sjellje kërcënuese ndaj arbitrit, ja shifra…

Delo.autor

Leave a Comment