Futboll Seria A Sport

47 DITË AVENTURË ME MILANIN/ “Pistoleta Polake” barazon Higuanin me 480 minuta, ja statistikat e frikshme

As “Pistolero” e aq më pak “Robocop”: Kristof Piontek duket sikur ka zbarkuar në planetin Milan nga “Westworld”, një serial amerikan, në të cilin profesionistët e pistoletave janë robotë të programuar për të dhënë spektakël në një park lojërash të së ardhmes.

Këto janë nuanca, sepse substanca në fakt bën të bien dakord të pasionuar pas kinemasë dhe sportit, e sidomos tifozët kuqezinj. Në një fazë uljeje të ritmit që ka kapluar “Djallin”, e në një moment kur duhej blinduar vendi i tretë, numri 19 kuqezi tregoi edhe një herë se është i duhuri për të qenë vendimtar në momente nevoje.

“THESAR” – Klasifikimi i golashënuesve të Serisë A flet qartë. Piatek është i dyti me 19 realizime (Kualjarela 20), dy nga pika e bardhë dhe asnjë asist. Një njeri i lindur për golin. Shifrat sezonale flasin qartë, polaku ka shënuar 27 herë duke përfshirë edhe Kupën e Italisë. Me kuqezinjtë në 47 ditë aventurë, golat janë 8 në nëntë takime. 480 minuta si në tridhëmbëshin e “Djallit” kanë mjaftuar për të fshirë kujtimin e hidhur të Gonzalo Higuainit nga mendjet milaniste dhe jo vetëm si imazh. Me 8 gola Piontek barazon kuotën për të cilën argjentinasit iu deshën 15 ndeshje dhe një total prej 1.281 minutash. Në ndeshjen e fazës së parë, Milani kishte vuajtur shumë ndaj Kievos në “San Siro”, me fitoren që kishte ardhur falë golave të Higuainit dhe Susos.

Një fazë më pas, pesha e “Pipita”-s është zeruar në gjirin e “Djallit” teksa Suso (100 ndeshje kuqezi) vuan shumë për të gjetur ritmin dhe saktësinë. Falë Piontekut, Milani kapitalizon topat e pakët që shkojnë në zonat rivale. Gatuzo kishte thënë përpara Kievos: “Nuk mund të mendojmë gjithnjë se në sulm është Pionteku dhe e zgjidh ai”, por në fakt në Verona ndodhi pikërisht kështu. Para erës Piontek, skuadra e Gatuzos kishte lënë pikë me ekipe të vogla si Bolonja, Empoli e Frozinone, ndërsa me ardhjen e 23-vjeçarit ky trend ka ndryshuar. Siç shpjegon edhe ndihmësi i Gatuzos, Xhixhi Riço: “Kris na ka zgjidhur disa probleme”.

Related posts

SHERRI KESSIE-BIGLIA NË DERBI/ Ja shpërthimi i Leonardos në dhomat e zhveshjes me ekipin

Delo.autor

Christian Eriksen shënon në fund të pjesës së parë ndaj Chelsea

Sadik.Autor

LIVE/ Starton ndeshja në Gjirokastër, Luftëtari dhe Tirana luajnë vetëm për 3 pikë

Isa.Autor

Leave a Comment