Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri: Ja si do ta mposhtim Atleticon me përmbysje…

Massimiliano Allegri ka folur për gazetarët në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Juventus.

Atletico Madrid e fitoi 2-0 ndeshjen e parë të 1/8-ave në Wanda Metropolitana, por ekipi që do të shkojë në çerekfinale do të vendoset në Torino mbrëmjen e së martës.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të lexojmë momentet e ndryshme të ndeshjes, të kuptojmë kur të bëjmë disa gjëra dhe kur të bëjmë të tjerat,” shprehet trajneri.

Formacioni? Nuk do të konfirmoj apo të mohoj asgjë. Më duhet të vlerësoj dhe të zgjedh. Në stërvitjen e fundit do të fokusohemi te goditjet standarde.

Atletico është një nga skuadrat më të mira në Europë dhe ka qenë në 10 vitet e fundit. Është një ndeshje e mrekullueshme dhe ne duhet të jemi gati.

Nëse e përmbysim, do të ishte një rezultat i pabesueshëm. Nuk do të flas për të ardhmen time, pasi ky nuk është momenti i duhur.

Njerëzit thonë se duhet të japim 110%, por kjo është e pamundur. Gjëja më e rëndësishme është ta mbyllim ndeshjen pa pendime.

Atletico ka pesë ndeshje që nuk pëson gol, kështu që ne duhet të luajmë ndryshe nga ndeshja e parë në Madrid, me më shumë pasime vertikale, shpejtësi dhe presing.”

Related posts

DITË SPECIALE PËR ARMANDO BROJËN/ Sulmuesi i Kombëtares uron njeriun e veçantë (FOTO)

F.autor

Fituan me rezultat të thellë ndaj Kastriotit/ Orges SHEHI : Kemi më shumë energji se…

Isa.Autor

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

Leave a Comment