Futboll Sport

“PATA ZËNKË ME…”/ Nainggolan plas të vërtetën pse u largua nga Roma

Në sezonin e tij të parë me Inter, Radja Nainggolan ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Mesfushori belg ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga Roma.

“Unë pata një zënkë me Monchi-n”, shpjegon ai, “nuk u soll profesionalisht ndaj meje. Në verë ai nuk më tha se donte të më shiste, dhe ndërkohë ai dërgoi ndërmjetësues në Turqi për të më shitur pa ditur asgjë. Në atë moment kuptova se koha ime në Romë mbaroi”.

Një bashkëjetesë e pamundur: Unë jam njeri i hapur dhe i sinqertë, po të kisha qëndruar në Romë pas asaj që ai më bëri mua, unë do të kisha filluar një luftë botërore çdo ditë”.

Forma fizike: “Së pari kam luajtur 50 ndeshje pa probleme. Më duhet të mësoj të menaxhoj vetveten, tani kam humbur disa kilogram dhe gjithashtu kam ndalur pirjen e duhanit”.

Nainggolan mbyll dyert e tij për një kthim të mundshëm në ekipin kombëtar: “Është një kapitull i mbyllur”.

Related posts

E duan në Premier League, por Malcolm zgjedh PSG

Sadik.Autor

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Delo.autor

“Sakrifikon” dy lojtarët më të mirë, Skënderbeu “shton” gjendjen në arkë

Isa.Autor

Leave a Comment