Futboll Sport

NEYMAR I DËMTUAR/ Ja nga ku e sheh stërvitjen e Brazilit (FOTO)

Për të dytën ditë radhazi, Neymar nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës së Brazilit, që ka nisur grumbullimin për “Copa America”.

Arsyeja është shqetësimi në gju, që ndjeu gjatë të martës. Federata Braziliane e Futbollit postoi një video të “yllit” të “Seleçaos”, që punonte në palestrën e qendrës së trajnimit pranë Rio de Janeiros.

Neymar ka luajtur vetëm katër ndeshje për PSG që nga kthimi i tij në prill nga një lëndim në këmbën e djathtë.

27-vjeçari është kritikuar ashpër për reagimin e tij fëminor ndaj 19-vjeçarit Everton, që e poshtëroi me një tunel gjatë stërvitjes.

Pasi e pa veten të poshtëruar, Neymar e plasi në tokë shokun e skuadrës dhe u largua madje pa kërkuar falje për veprimin e tij.

Duket se te Brazili situata nuk është e qetë pas vendimit të trajnerit Tite për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit të PSG-së.

Turneu i “Copa America” nis më 14 qershor me sfidën Brazil-Bolivi, që do të zhvillohet në “Sao Paulo”.

Related posts

ZHGËNJEU NË RUSI/ Talenti i Brazilit kërkon FALJE për GABIMET në Botëror

Isa.Autor

HEROI I RUSISË NË KUPËN E BOTËS/ Denis Cheryshev nën hetim për doping

Isa.Autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Anglia me sytë nga “Elbasan Arena”, “Kuqezinjtë” mund të shtyjnë biletën e “Luanëve”

Delo.autor

Leave a Comment