Champions League Futboll Sport

PATRICE EVRA U KTHYE NË ULTRAS/ Ja shpërthimi në golin e tretë të CR7 (VIDEO)

Nga Parisi në Torino. Festimet e Patrice Evra në të dyja rastet, si në golin e tretë të Manchester United në “Parce des Princes, javën e kaluar, edhe i treti i Ronaldos mbrëmë, ndaj Atletico Madridit, janë të zjarrta, unike dhe kanë bërë xhiron e botës.

Nga futbollist i fushës së blertë me këto dy skuadra, francezi është kthyer në një ultras i vërtetë i tyre. Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze u rikthye përsëri mbrëmë në qendër të vëmendjes, teksa u nis drejt Italisë me shpresën për të shijuar përmbysjen e konsideruar të pamundur të bardhezinjve.

Sigurisht, ai e festoi bashkë me tifozët kualifikimin e Juventusit në çerekfinale të Champions-it, falë fitores mahnitëse 3-0 në kthim, ndaj Atletico Madridit. Goli i tretë i Ronaldos ndezi festën e madhe në shkallët e “Allianz”, gjë që u filmua dhe u hodh në Instagram nga ish-futbollisti bardhezi, shoqëruar me statusin e shkurtër në italisht: Natën e mirë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related posts

ZYRTARE/ Të premten paradite do të mësohet fati i AC Milan në Europa League…

Isa.Autor

E quajti lojtar pa b…, Kosova përgjigje Panuçit: Je i vogël, e kemi larë historinë me gjak

Sadik.Autor

KOMBËTARJA NDRYSHON LËKURË/ FSHF prezanton uniformat e reja të “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment