Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Carles Puyol: “Pleshti” e merr përherë ekipin në shpinë, por nuk…

Carles Puyol ka analizuar ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, që katalanasit do ta luajnë sonte kundër Olympique Lyon në “Camp Nou”. Kujtojmë se sfida e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Ish-kapiteni i Barcelonës shpreson që grupi aktual, i drejtuar nga trajneri Valverde, të largojë zhgënjimet e fundit në garën madhore kontinentale:

Kjo është një ditë e rëndësishme. Ne po shohim në javët e fundit se çfarë mund të ndodhë në Champions. Barcelona ka përvojën e viteve të fundit, e cila tregon se një ditë e keqe mund t’ju lërë jashtë. Sonte do t’i duhet të bëjë një paraqitje shumë të plotë, pasi kualifikimi ndaj Lyon nuk do të jetë i lehtë“.

Puyol foli edhe në lidhje me Leo Messi dhe rëndësinë e tij për Barcelonën, që kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve, e cila mungon nga viti 2015. Pas “hat-trick” të mbrëmshëm të Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madrid, ish-kapiteni i Barcelonës mbështet yllin argjentinas: Messi është gjithmonë një hap përpara, e merr përherë ekipin në shpinë, por Barcelona nuk varet vetëm nga Leo. Futbolli është një sport ekipor dhe të gjithë duhet të kontribuojnë. Lyon është i fortë në mbrojtje dhe do të përfitojë nga shanset e tij“.

Ish-kapiteni i Barcelonës bën një “radiografi” të situatës aktuale të Ligës së Kampionëve, duke përmendur edhe favoritët: Barcelona është e favorizuar, edhe Juventusi ka ekip shumë të mirë. Nëse më pyesnit në fillim të kompeticionit, do t’ju përmendja edhe Real Madridin. Manchester City është, gjithashtu, një ekip shumë i fortë. Do të shohim çfarë ndodh mes Liverpool dhe Bayern Munich”. 

Puyol foli edhe për Ajax: Holandezët kanë treguar tashmë se kanë ekip shumë të forte, që luan shumë mirë dhe ka ide të qarta. Një nga pjesëmarrësit më të rrezikshëm në Ligën e Kampionëve“.

Related posts

GODITJE E RËNDË PËR MILANIN/ Ylli i kampionëve të Italisë mbyll vitin me kuqezinjtë

F.autor

E BUJSHME/ Blerja e Barcelonës vite më parë shante Messin: Është bir ku**e

F.autor

KLUBI NUK E DO, TRAJNERI I DEL NË KRAH TË YLLIT/ Wenger: Është një talent, i duhet gjetur një vend patjetër

Delo.autor

Leave a Comment