Futboll Seria A Sport

PENALLTIA “DHURATË” DHE KARTON I KUQ QË U FAL/ Arbitrit Rocchi i iku ndeshja nga duart, ja gafa e radhës

Fitorja dhe rekordi i 26 transfertave radhazi pa humbje, por sidomos Serie A e mbyllur që në mars, ka bërë që ndoshta të lihet pak mënjanë ndeshja mes Napolit dhe Juventusit në “San Paolo”, por nëse do të ishte një garë për titull, sigurisht që gjërat do të ndryshonin.

Tifozët e Juventusit, pasi janë masakruar në pjesën e parë për kartonin e kuq të portierit Meret në dalje për të penguar Ronaldon që po e driblonte, kanë reaguar në pjesën e dytë. Kjo pasi arbitri Roçhi ka bërë disa gabime të tjera, duke e bërë edhe më të zezë natën e tij.

Në fillim ka akorduar një penallti shumë të dyshimtë në favor të Napolit, me prekjen e Alex Sandros teksa në kërcim ishte në rënie dhe krahun e kishte të hapur. Topi në fillim ka goditur pak gjoksin e brazilianit dhe më pas ka përfunduar në dorë, por mbrojtësi ishte totalisht i pavetëdijshëm pasi ishte në rënie nga kërcimi. Një farë “dhurate” kjo në favor të ekipit axurr, ndoshta një teori kompensimi me atë që ndodhi në pjesën e parë.

Por, gafa tjetër, edhe më e madhe, qëndron te Koulibaly, që shkaktoi një faull të rëndë ndaj Dybala rreth fundit të ndeshjes dhe, pasi e kishte marrë një karton më parë, meritonte të dytin dhe si pasojë, të kuqin. Në atë moment, sherri që u krijua dhe trazirat mes lojtarëve fshehën atë që duhet të ishte dënimi i vërtetë.

Për ta mbyllur, klubit bardhezi nuk i pëlqeu as fakti që pas këtij faulli të rëndë ndaj Dybala, Napoli nuk i kthehu as topin Juventusit, që e nxorri jashtë për t’i ardhur në ndihmë futbollistit të tyre.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Flamurtari-Kukësi në Vlorë

Delo.autor

Fellaini ‘shfryn’ ndaj tifozave anglez: Më trajtojnë si një vrasës!

Q.Autor

“SKONTO 30%”/ Ronaldo bën “sakrifica” për largimin me çdo kusht nga Mançester Junajtid

F.autor

Leave a Comment