Futboll Seria A Sport

VAZHDON “ÇËSHTJA ICARDI”/ Cassano kundër: Wanda Nara bën rrëmujë me deklaratat, ka krijuar…

Mbetet “Fantantonio” i zakonshëm. Ish-sulmuesi barez shfaqet mjaft i gjallë e polemizues në emisionin “Tiki Taka”, sidomos kur debaton me Wanda Nara. Objekt i polemikave, natyrisht, është situata e Mauro Icardi tek Interi.

Me kërkesën për të dhënë një mendim për këtë çështje, ish-sulmuesi i zikaltërve, Antonio Cassano, ia lejoi vetes një provokim të drejtpërdrejtë për agjenten dhe gruan e argjentinasit, duke e akuzuar atë për rolin negativ udhëheqës: Për mua, Wanda ka bërë një rrëmujë. Me deklaratat e saj ka krijuar tokë të djegur rreth Icardit. Ju flisni shumë në rrjetet sociale, në TV bëni edhe trajnerin (iu drejtua Wanda-s)”.

Përgjigjia e agjentes së ish-kapitenit zikaltër ishte e menjëhershme: Klubi nuk është ankuar për fjalët e mia. Nëse do ma kërkonin të mos vijoja punën time në televizion, patjetër do të bëja hapa mbas. Për ta, ky rol i imi nuk është fare problem. Dhimbjet në gju? Gjithçka është e konfirmuar nga stafi mjekësor i Interit“.

Cassano e vijoi betejën e polemikave: A e di sa ia ndien Interit për programin…? Nëse Icardi nuk e ka më shiritin e kapitenit, ekziston një motiv, sepse tek Interi nuk janë të çmendur. Këto skena të shëmtuara i bëja 20 vite më parë. E pra, dhimbja e gjurit nuk ishte aq e madhe, sa ta pengonte të luante, tani pa shiritin e kapitenit nuk luan më. Të lutem…” 

Në fund, ish-futbollisti i lindur në Bari tregon një episod të së shkuarës, në kohën kur luante te Roma: Te Roma isha zëvendëskapiten, por Spalletti më tha se nuk do të isha më për arsye që lidheshin me sjelljen, duke më shpjeguar gjithçka. Ai kishte të drejtë. Nëse Icardi nuk kthehet të luajë, në fund të sezonit duhet medoemos të largohet”.

Related posts

Reali shënon golin e dytë ndaj Malagas

Sadik.Autor

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Delo.autor

Shfryn Mourinho: Duhet ta kishim “vrarë” Burnley-n

Q.Autor

Leave a Comment