Futboll Sport

Replikon Kastrati: Idrizi shkaktari i dhunës, s’mund të fyejë një plak me thinja

Tahir Kastrati ka replikuar ndaj Sinan Idrizit, i cili e cilësoi presidentin e Shoqatës së Arbitrave një gënjeshtar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Kastrati flet edhe për presionet që u bëhen gjyqtarëve dhe klimën e nderë të krijuar së fundmi.

Profesor, Idrizi ju ka akuzuar se keni mashtruar për rastin e incidentit në Vlorë…

Unë e kam si natyrë që nuk krijoj polemikë dhe nuk më pëlqen krijimi i kontradiktave. Pak halle kemi ne si shoqatë dhe si arbitra dhe krijohen edhe këto shqetësime. Arbitrat me të vërtetë kanë krijuar probleme, por tani të shtohet dhe dhuna, probabiliteti që të rriten gabimet është edhe më i madh. Kështu që në këtë mënyrë unë nuk mund ta pranoja aq më tepër që të gjithë personat që ishin duke parë ndeshjen dhe okularë të tjerë dëshmojnë që iniciatori i kësaj dhune ka qenë administratori, i cili ka hyrë bashkë me katër persona të tjerë në mënyrë të parregullt para dhomës së zhveshjes.

A i ka ofenduar arbitri njerëzit e pranishëm në stadium? A keni informacion për këtë?

Po ua them edhe një herë: Idrizi ka qenë iniciatori dhe kësaj nuk i heq presjen, sepse u besoj personave zyrtarë, që janë delegatë, vëzhgues, arbitra. Kështu që më vjen keq që në një kohë që unë dhe në emision e thashë që raste të tilla te ky person, te z. Sinani, nuk janë vërejtur. Madje, kam qenë të tribunë disa herë kur ai ka ndërhyrë te tifozët që të mos shajnë. Ka pasur sjellje të pranueshme. Në këtë kuadër unë kam pasur opinion, të paktën për sa i përket dhunës, shumë të mirë për të. Por, është e papranueshme që ky është një fakt që sa thinja të bardha kam unë, aq edhe e vërtetë është ajo që unë kam thënë dhe them që në këtë rast shkaktari kryesor i kësaj dhune është ai. Aq më tepër që, kur ai kërkoi ta mohojë dhe ofendoi në mënyrë publike një plak me thinja, që nuk ma dinte as emrin, edhe pse unë kam 30 vjet që merrem me këto punë dhe nuk jam bërë asnjëherë strumbullari i ndonjë objekti direkt as për dhunën, as për konfliktet, as për kontradiktat, përkundrazi unë jam munduar që t’i amortizoj këto.

Related posts

Liverpool 0-0 Stoke City, Shaqiri vlerësohet me notë të dobët

Sadik.Autor

“ROMELU LUKAKU VLEN MË SHUMË SE LEWANDOWSKI”/ Bobo Vieri: Inter i dënuar për titullin, por…

Delo.autor

KRITIKON SKUADRËN/ Koeman: Nuk mund të shpërdorosh raste të tilla, ne po luajmë për jetën tonë

Delo.autor

Leave a Comment