Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ish-lideri i Juventusit: Ja favoritët krysorë ndaj holandezëve

“Nuk e di nëse ishte më shumë apo më pak i fortë Juventusi im. Sigurisht, sot është shumë i fortë, me të vërtetë, çka e tregoi me atë lojë dhe karakter të madh kundër Atletico Madridit. Unë do ta konsideroja një ndeshje për vitrinë të Juventusit”

Kështu shprehet ish-futbollisti bardhezi, Emerson, i cili e sheh në këtë mënyrë skuadrën që drejtohet nga trajneri Allegri. Duke u fokusuar te Liga e Kampionëve, ai e llogarit Juventusin ndër favoritët kryesorë. Duke folur për mikrofonat e “Monte Carlo Sport”, ish-mesfushor i Romës, Juventusit dhe Real Madridit, gjithashtu foli për Dybala: “Ai është një lojtar i rëndësishëm, por mund të bëjë më shumë dhe ta ndihmojë Juventusin të fitojë Ligën e Kampionëve”.

Ndërkohë, i pyetur se cili lojtar duket i ngjashëm me të, sa ishte aktiv si mesfushor, Emerson tha: “Ai që duket më i ngjashëm me mua në futboll tani luan te Reali. E kam fjalën për Casemiro. Te Juventusi më pëlqen shumë Pjanic, për mënyrën se si luan, para mbrojtjes”

Dy fjalë edhe për bashkatdhetarin e tij, Douglas Costa:”Është lojtar i madh, por ka problemin e dëmtimeve. Ai spikati që te Gremio, ku doli si futbollist. E konsideroj një fenomen, por të brishtë. Kur është mirë fizikisht, ai mund të bëjë dallimin kudo”.

Related posts

ZYRTARE/ Konfirmohet ndeshja ndaj kampionëve të Europës, Shqipëri-Itali do të luhet më…

F.autor

Barcelona pagoi 160 mln euro për të, ja si e komenton Coutinho

Q.Autor

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Pas një gafe në mbrojtje tek “Spursat”, ylli Mane ndëshkon për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment