Futboll La Liga Sport

8 NGA 11 TROFE SË FUNDI/ Barcelona drejt titullit kampion në La Liga, ja statistikat e frikshme

Barcelona është drejt rikonfirmimit të titullit kampion në La Liga këtë sezon, teksa ka fituar 8 nga 11 trofetë e mundshëm së fundi.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, lojtarët e tanishëm të Valverde do të kenë fituar më shumë se 40% të kampionateve të fituar gjatë gjithë historisë së klubit. Një moment historik i pashembullt në historinë e Barçës.

Sezoni i kaluar, në vitin e parë të Ernesto Valverde në krye të klubit katalanas, duhet të prisnin deri në javën e 37-të të kampionatit për të humbur një ndeshje. Ai preku suksesin e triumfit në kampionat pa humbur asnjë ndeshje, duke e mbyllur me 14 pikë diferencë nga Atletico Madrid e vendit të dytë.

Këtë sezon, Barcelona duket se e ka vrarë kampionatin që në mars, teksa Real Madrid u dorëzuar pas dy humbjeve në La Liga ndaj tyre. Barça ka 15 javë që nuk ka humbur një ndeshje në kampionat, e fundit daton më 11 nëntor, ndaj Betis.

Me Guardiola-n dhe Tito-n fituan katër nga pesë kampionatet e mundshme

Në sezonin 2012-13, me Tito Vilanova në krye, Barcelona përfundoi kampionatin me 15 pikë diferencë mbi Real Madrid-in. Ai humbi vetëm dy ndeshje në të gjithë kampionatin dhe skuadra shënoi 115 gola.

Në epokën e Guardiola-s, tre nga katër kampionatet e mundshme u fituan, duke treguar lojë të shkëlqyer dhe bëri që Barça të fillojë një epokë në historinë e futbollit.

Nëse në fund të sezonit do të ngrenë trofeun, Barcelona shkon në shifrën e 27 titujve kampion në La Liga. Vetëm 7 tituj larg Real Madrid-it, askush e kishte menduar në fillim të këtij shekulli.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME MANCHESTER CITY-N/ Klopp: Lojtarët meritojnë komplimente për atë që bënë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

“NUK KRAHASOHET ME PROFESIONISTËT NË…”/ Crespo sulmon babain e Messit për (mos)largimin nga Barcelona

Delo.autor

E PAPRITUR/ Befasohet Benzema, ylli i Real Madrid thirret në gjyq për çështje serioze

Delo.autor

Leave a Comment