Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRJASHTIMI I KAMZËS NGA KAMPIONATI/ Kapiteni Plaku: Ky vendim na ra shumë rëndë, nuk e di sa…

Kapiteni Sebino Plaku, foli për mediat pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, që përjashtoi nga Kategoria Superiore, ekipin e Kamzës, duke e zbritur në Kategorinë e Dytë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Në prononcimin e tij, 33-vjeçari tregoi se si u përjetua momenti i dhënies së lajmit nga shokët e skuadrës dhe drejtuesit.

Si e përjetoi ekipi momentin e marrjes së vendimit?

Ju ishit prezent, si para dhe pas vendimit. Normalisht ishim përgatitur për të vazhduar, për të bërë stërvitje. Futbollistët janë të rënduar shumë, te them të drejtën ky vendim na ra shumë rëndë. Nuk e di sa do ndikojë gjendja jonë emocionale. Thjesht jemi të rënduar.

Trajneri vendosi t’ia përcjellë vendimin futbollistëve, për ndërprerjen e stërvitjes. Ishte më korrekte që vendimin ta merrnim vesh nga trajneri dhe jo nga të tjerët. Lojtarët ndihen shumë të rënduar, ndaj vendosëm të shkëputeshim nga stërvitja. Të shikojmë për vazhdimin çfarë do bëhet.

A mendoni se ishte një vendim i ekzagjeruar ai i Komisionit të Disiplinës?

Nuk i kam hyrë detajeve, se ku janë bazuar. Di që është ekstrem për sa  i përket skuadrës. Në qoftë se do të ishte për ngjarjen që ndodhi dhe për individët, ndoshta do e kisha kuptuar më mirë. Kjo pjesa e ekipit është më e gjerë se një situatë, një moment. Ekipi i futbollit është më i gjerë se një moment.

A mendoni se ka një farë shprese në apel?

Është shumë e vështirë! Kampionati ka një dinamikë që ndeshja e radhës vjen shumë shpejt. Nuk e di si do të procedohet. Shpresa vdes e fundit!

Related posts

LAZIO MERR LAJMIN E MIRË/ Strakosha rikuperohet nga dëmtimi. Ja kur rikthehet gardiani “Kuqezi”…

Delo.autor

JO VETËM NË PORTË/ Strakosha dhuron spektakël në stërvitje, shikoni super golin me të djathtën e frikshme (VIDEO)

F.autor

Juventusi kërkon mbrojtësin brazilian të PSG-së si zëvëndësuesin e Barzaglit

Isa.Autor

Leave a Comment