Boks

“PËRPLASJA E TITANËVE”/ Menaxheri konfirmon: Ja kur do të zhvillohet revanshi Wilder – Fury

Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan Deontay Wilder, ka deklaruar sot se pavarësisht se revanshi mes kampionit të botës dhe britanikut Tyson Fury është shtyrë pa afat, ai do të zhvillohet një ditë. Sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim dhe fillimisht palët ranë dakord që revanshi të zhvillohej në maj të 2019-ës, por më pas marrëveshja u anullua.

“Kur të plotësohen kushtet do ta zhvillojmë këtë sfidë. Deontay e dëshiron shumë ta zhvillojë këtë përballje të dytë me Fury dhe do ta organizojmë, sa më shpejt të jeët e mundur”, tha Finkel. Wilder, 40 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, pritet të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC më 18 maj ndaj Dominic Breazeale, në Nju Jork.

“Ne u mërzitëm kur mësuam se revashi u shty, por marrëveshja verdale është ende në fuqi dhe mund të duelojmë me Fury në pjesën e dytë të këtij viti. Besoj se kushtet do të krijohen shumë shpejt për t’u ulur sërish në bisedime dhe të zhvillojmë një tjetër duel të madh”, tha Finkel. Fury do të vijojë të duelojë në Amerikë, por ende nuk dihet se cili do të jetë rivali i tij.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE PËR “IBF”/ Florian Marku: Ky është fillimi për gjithçka. Gruaja ime është shtatzënë dhe…

Delo.autor

BEFASON Nurmagomedov : E kam FALUR Mc GREGOR për ato që ka thënë, reagova ASHPËR sepse…

Isa.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Kanë frikë nga “PSIKOPATI SHQIPTAR”, shpallet kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment