Futboll La Liga Sport

“SURPRIZUESE”/ Ja si përgjigjet portugezi për rikthimin në “Los Blancos” (VIDEO)

Në Spanjë po zhvillohet një ditë intensive me lajme, sidomos në kanalin “El Chiringuito”, që kanë arritur të marrin një intervistë direkt me Jose Mourinho.

Trajneri portugez është përgjigjur në lidhje me zërat që e dërgojnë te Real Madrid, ku theksoi se deri tani nuk është kontaktuar nga askush dhe klubi madrilen tani e ka një trajner (Solarin).

Si do reagonit nga një thirrje e Real Madridit?

Ju po flisni hipotetikisht, asgjë nuk ka ndodhur, asnjë kontakt deri tani.”

A e patë eliminimin?

Surprizuese, por unë e shoh me shumë respekt gjithçka që ata kanë bërë më parë. Nuk mund të fitosh katër, pesë apo gjashtë Champions League radhazi”.

Interesi për ju?

Jam krenar por Reali e ka një trajner, gjithsesi interesi është një burim krenarie”.

Ndërkohë që po ky emision sportiv në Spanjë ka arritur të sigurojë informacione se Florentino Perez ka kontaktuar Zinedine Zidane për ta rikthyer sërish në skuadër, por francezi i është përgjigjur se nuk kthehet në këtë moment te Reali. Por, francezi është gati të rikthehet në përfundim të këtij sezoni dhe ta rindërtojë vetë skuadrën.

Related posts

Ylli i Milan gati të ndërpesë kontratën për ëndrrën amerikane

Sadik.Autor

Mario Balotelli dëshmitar i Festivalit Antiracist në Pontida

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Benfica gjen zëvendësuesin e Johao Felix, transferon sulmuesin e “Los blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment