Futboll Seria A Sport

PËSOI DËMTIMIN ME PORTUGALINË/ Dalin rezultatet e testeve mjekësore të CR7, ja ekipi që gëzohet

Cristiano Ronaldo iu është nënshtruar testeve mjekësorë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.

Rezultati i buletinit mjekësor i publikuar nga Juventus tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë. Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.

Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A, atë ndaj Empoli dhe ndaj Cagliari. Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milan, që është në dyshim sipas medies italiane, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim, me synimin për të qenë 100% gati për sfidën me Ajax, më 10 prill, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Related posts

VIDEOLAJM/ Tifozi më i çmendur i Napolit, shikoni si feston pas triumfit në Kupën e Italisë

Delo.autor

DËSHTUAN NË MERKATO/ Jose Mourinho kërkon MBROJTËSIN më të mirë në BOTË

Isa.Autor

ABRASHI NUK IA DEL/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës

F.autor

Leave a Comment