Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ City përmbyset nga Newcastle,”Djajtë e Kuq” ndalen në barazim

Premier League u rikthye këtë mesjavë, me disa nga ndeshjet e javës së 24-t. Mançester Siti u përmbys në një ndeshje të pabesueshme, ndërsa një rezultat surprizë mori edhe Junajtid, teksa barazoi në limite 22 ndaj Bërnlit.

Junajtid i Solskjaer, u ndal për herë të parë pas 8 fitoreve, në shtëpi ndaj Bërnlit, me shifrat 2-2. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë, me Barns dhe Ud në minutat 51 dhe 81. Por penalltia e Pogba në minutën e 87-të dhe Lindelof në të 92-tën, bënë që “djajtë e kuq” të dalin të paktën me një pikë nga kjo sfidë.

Ndërkohë, ekipi i Guardiolës u përmbys nga Njukasëlli. Serxhio Aguero shënoi që në minutën e parë për “qytetarët”, por Rondon dhe Riçi në minutat 66 dhe 80, sollën një përmbysje të pamenduar.

Fitore arriti Arsenali, në shtëpi përballë Kardifit, me shifrat 2-1. Obamejang dhe Lakazet shënuan dy herë, ndërsa goli i Mendez Laing nuk mjaftoi për miqtë. Tashmë, Siti mbetet në kuotën e 56 pikëve, ndërsa Liverpuli ka rastin më të mirë nesër për t’u shkëputur në 7 pikë.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN PAS FUTBOLLIT/ Ronaldo tregon planet e pensionimit, shpreh dëshirën të bëhet…

Delo.autor

“DIKTATORI MEMA”/ Trajneri i TIRANËS gjobit RËNDË lojtarin “për fjalët e tepërta”

Isa.Autor

Championsi dhuron një mbrëmje “magjike”, njihuni me formacionin e mundshëm të Napoli – Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment