Futboll Ligue 1 Sport

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ Mbappe merr vendimin për të ardhmen, ja plani i tij

Sulmuesi francez Kylian Mbappe, kampion i botës me kombëtaren verën e shkuar, nuk ka të njëjtin sukses në Europë me skuadrën e PSG-së. Kampionët e Francës u eliminuan nga Manchester United në Champions League, duke prishur kështu planet për të ardhmen. Prej gati një muaj Mbappe po mban i vetëm peshën e sulmit të PSG-së, pas dëmtimeve të Neymar e Cavani, por edhe kjo nuk mjaftoi.

PSG pat fituar 2-0 ndeshjen e parë në Angli, por United bëri mrekullinë në Paris, kur fitoi 3-1 në sekondat e fundit dhe u kualifikua. “Nuk gjej fjalë të përshkuaj këtë që ndodhi, pasi kishim kohë që e përgatisnim këtë sfidë dhe u eliminuam krejt papritur. Nuk fle dot gjumë kur e kujtoj. Megjithatë, futbolli nuk ndalet këtu dhe na del për detyrë që ta mbyllim këtë sezon duke realizuar objektivat e tjerë”, u shpreh Mbappe.

“E ardhmja? Shumë njerëz mund të dyshojnë, por jo unë. Besoj ende te projekti që ka PSG-ja, ndaj do të vazhdoj të jem pjesë e tij. Nëse u eliminuam nga Champions këtë vit do të thotë që nuk ishim gati, por jam i sigurtë se vitin tjetër do t’ia dalim mbanë. Situata ime personale është e qartë, unë do të qëndroj në Paris edhe sezonin tjetër”, u shpreh Mbappe, duke shuar zërat për një transferim në Spanjë.

Related posts

LUAJTI 4 VITE TEK “KUQEZINJTË”/ Ish-lojtari i Milanit befason me ekipin e ri, prezantohet tek klubi…

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR GUARDIOLËN/ Infermieria e Manchester Cityt boshatiset, ja lojtarët që rikthehen në stërvitje

Delo.autor

U LA JASHTË “EURO 2020″/ Ramos: Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin tim dhe…

Delo.autor

Leave a Comment