Futboll Seria A Sport

NAPOLI-MILAN/ Gatusso me “artileri” të rëndë, “Kuqezinjtë” me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo” supersfida mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.

Vendasit e Xhenaro Gatuzos, vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 0-1, ndërkohë që Milani u ndal në barazim 2-2 nga Verona në javën e 7-të të kampionatit.

Napolitanët nuk do të kenë në dispozicion ndeshjen e sotme 2 futbollistët shqiptare, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe sulmuesin kryesor Osimhene. Ndërkohë në krahun tjetër, e vetmja mungesë për Milanin do të jetë Leao, për sa i përket futbollistëve. Mos harrojmë që në këtë përballje kuqezinjtë do të drejtohen nga Bonera, pasi Pioli dhe ndihmësi i tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI: Meret; Di Lorenco; Manolas; Kulibali; Mario Rui; Ruiz; Bakajoko; Politano; Lozano, Insinje; Mertens. Në dispozicion: (Ospina, Kontini, Gulham, Malkuit, Maksimovic, Deme, Elmaz, Lobotka, Zielinski, Petagja, Jorente) Trajner: Xhenaro Gatuzo.

MILAN: Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Salemakers, Çalhanoglu, Rebic; Ibrahimovi}. Në dispozicion: ( A. Donaruma, Tatarushanu, Konti, Dalot, Duarte, Gabia, Kastijeho, Díaz, Hauge, Kruniç, Tonali, Kolombo)  Trajner: Daniel Bonera.

Related posts

Mbrojtësi Boyom fitoi në FIFA, Luftëtari i kërkoi marrëveshje

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ E dëshiron klubi skocez, Tirana kërkon shumën e majme për mbrojtësin…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment