Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Agresivë dhe zero shpërqendrime, me Conten askush nuk është “normal”

Normalizues nuk e ka quajtur kurrë askush. Normal, kurrë: të qenit mesatar, jo mjaftueshëm, në shtëpinë e Kontes nuk parashikohet. Rezultatet duhet të jenë të jashtëzakonshme me sforco të jashtëzakonshme, qetësia e ruajtur në maksimum, tensioni gjithmonë i lartë: presion për të gjithë, nga lojtarët te klubi, së pari te vetja e tij. Ndër të tjera, flasim për një trajner i cili që nga debutimet në stol i ka dhënë vetes një ultimatum: “Ose arrij të stërvit një skuadër të madhe brenda 3-4 vitesh, ose them mjaft.kONTE GODIN

Puna duhet t’ia vlejë”. Po, sepse të stërvitesh me mënyrat e Kontes (qoftë java e një derbi apo ajo që i paraprin sfidës më të fundit në klasifikim) është e lodhshme, në nivel psikologjik. Disa muaj më parë e shpjegoi ai vetë për “L’Equipe”, në një intervistë shumë intime nga e cila qarkulluan mbi të gjitha këshillat mbi seksin, por që përmbante edhe filozofinë e tij: “Kompeticioni është një betejë dhe kur shkon të luftosh nuk ka asnjë arsye për të qeshur apo për të qenë i lumtur.

Jam shumë i përqendruar te fakti që në fund duhet të qëndrojë vetëm një në këmbë dhe do të jap gjithçka që të jetë skuadra ime. Është mënyra si jam ndërtuar dhe do të më shtyjë të mbyll shumë shpejt karrierën, sepse jetoj zanatin në mënyrë shumë totale”.

KOHË TË SHKURTRA – Interpretimi total i rolit i ka shkurtuar me shumë mundësi qëndrimin në klubet paraardhëse (3 vite te Juventusi, 2 te Çelsi), por njëkohësisht ka pakësuar pritshmëritë për t’u rikthyer jo vetëm konkurrues, por fitues. E mori Juventusin në vendin e shtatë, fitoi që në fillim; Çelsin të dhjetin: po ashtu. Nuk kënaqet vetëm me të qenit pranë klasifikimit.

Pra, skuadra që qëndron në këmbë, në maj, duhet të jetë Interi i tij. Nga këtu lind perfeksionizmi, kërkesa kundrejt lojtarëve dhe zgjedhja e një stafi që të jetë po aq kërkues dhe i motivuar. Por e njëjta dëshirë, e njëjta ambicie sjell braktisjen e diplomacisë, edhe kur flitet për punën e drejtuesve të tij. Dhe po flasim vetëm për daljet publike, tregohet se në privat “shfryrjet” janë të vazhdueshme.

BASKET DHE TURNE – Për këtë arsye java e derbit nuk mund të konsiderohet e veçantë: nëse tensioni është gjithmonë maksimal, nuk ka nevojë të rritet. Shpjegohet kështu shkëputja e ditës së martë për të parë Olimpia Milanon në basketboll, e ndjekur ndër të tjera të premten nga një seancë e dyfishtë stërvitore intensive në paradite dhe e vazhduar në pasdite, me një turne të ndërtuar prej katër skuadrash me nga gjashtë lojtarë pas pjesës taktike.Konte

Duke nisur nga e premtja, përtej konferencës, nisi periudha treditore pa shpërqendrime. Mendja e të gjithëve duhet të jetë vetëm te ndeshja, e jo vetëm sepse është derbi. Në fazën e parë sfidoi Milanin pas barazimit 1-1 kundër Slavias dhe komentoi: “Ishte derbi im i parë, doja të bëja një figurë të mirë”, tha pas fitores. Ky është i dyti, por nuk do të ndryshojë thuajse asgjë: është çmimi që duhet paguar për të qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Allegri: Menduam se ishim më të mirë se ata, aktualisht nuk jemi

Delo.autor

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Shënojnë vendasit, zhbllokohet rezultati (VIDEO)

Isa.Autor

SHUMË TIFOZË KËRKOJNË RIKTHIMIN E TRAJNERIT TEK “TOPÇINJTË”/ Wenger: Ata janë dashuria e jetës sime, por, …

Delo.autor

Leave a Comment