Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-BARCELONA/ Kampionët e Italisë projektojnë shkëmbimin e bujshëm për lojtarët…

Aksi Torino-Barcelonë është bërë kohët e fundit një nga më të nxehtit. Shumë ide të studiuara, por vetëm një operacion i kryer: Matheus Pereira në oborrin blaugrana, Alejandro Marques me fanellën bardhezi. Një mënyrë për të konsoliduar marrëdhëniet dhe, mbi të gjitha, për të hedhur themelet për çdo “biznes” tjetër në të ardhmen. Katalanasit, në merkaton e dimrit, menduan për disa lojtarë në pronësi të Juventusit. Që nga Federico Bernardeschi deri te Emre Can (përfundoi te Borussia Dortmund), duke kaluar nga Douglas Costa, ishin të preferuar në “Camp Nou”.

Në bazë të gjithçkaje ishte Ivan Rakitic, që vendosej “në pjatë” nga katalanasit. Kroati është gjithnjë e më i prirur për të ndryshuar mjedis në fund të sezonit. Të gjitha këto prapaskena raportohen nga “Mundo Deportivo”, sipas të cilës dy klubet janë përpjekur për një shkëmbim të bujshëm: Douglas Costa në La Liga dhe Rakitic në Serie A. Sidoqoftë, referuar vlerësimeve ekonomike, klubet nuk gjetën marrëveshje. Edhe për këtë arsye, “Zonja e Vjetër” vendosi t’i japë një mundësi të fundit brazilianit, duke e përballur me nxjerrjen në merkato.

Kroati, nga ana e tij, me kalimin e kohës i ka humbur hierarkitë në mesfushën e Barcelonës. Me pak fjalë, dy emra të spikatur nga shumë të tillë, që presin merkaton e verës. Një shkëmbim mes tyre mbetet i mundshëm, sepse dy klubet janë të destinuara të kryejnë marrëveshje të tjera afatshkurtëra dhe afatgjata. Megjithatë, me kusht që shifrat financiare të mos kërcasin… Bilanci, për të dyja klubet nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi, edhe pse “fair play financiar” iu qëndron si shpatë mbi kokë.

Related posts

KËRKON FUNDIN E AVENTURËS/ Menaxheri i Gonzalo Higuain zbarkon në Londër

Delo.autor

Bregu në lot: Luftëtari ‘më bëri burrë’, jam përjetësisht mirënjohës

Sadik.Autor

“KA PAKËNAQËSI POR NUK ISHTE…”/ Trajneri i Argjentinës zbulon arsyen përse e la jashtë Icardin

Delo.autor

Leave a Comment