Futboll Seria A Sport

PO PËRJETON VITIN MË TË VËSHTIRË/ Por Gattuso e “ngre në qiell” mesfushorin e tij

Vendi i tretë në renditje edhe në sajë të … Montolivo. Fitorja kundër Sassuolo, në javën e fundit të Serie A, ka bërë që kuqezinjtë të ngjiten mbi Interin në renditje. Trajneri Genaro Gattuso nuk i kurseu fjalët pozitive për ish-kapitenin e Milanit.

Ende në kuotën zero minuta aktivizim në këtë sezon, Montolivo po përjeton vitin e tij më të vështirë, që kur u transferua në Milano. Kurrë nuk u preferua as për një sekondë të vetme në ndonjë ndeshje, deri tani, por ka një marrëdhënie vërtet emocionuese me Gattuso.

Në gëzimin e suksesit kundër Sassuolo, trajneri i Milanit donte të falënderonte ish-mesfushorin e Fiorentinës. Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Gattuso ka nënvizuar profesionalizmin e Montolivo: Jam me fat, që kam lojtarë që më ndjekin. I falënderoj ata, nga Montolivo, i cili nuk ka luajtur ende, por që meriton respekt“.

Kurrë nuk është dëgjuar një fjalë, një ankesë nga veterani kuqezi, pavarësisht nga mungesa e vazhdueshme e aktivizimit. Ai ka vendosur të mirën e Milanit përpara çdo gjëje tjetër. Një profesionalizëm i madh që, i kombinuar me përvojën, mund të jetë shumë i dobishëm për Milanin në fazën finale të sezonit.

Në qoftë se duket e vështirë për ta parë Montolivo përsëri në fushë, është më e lehtë të imagjinohet roli i tij motivues në grupin kuqezi. Mesfushori italian ishte titullar i Milanit të sezonit 2012-2013, kur kuqezionjtë e panë veten të tretët në renditje, për herë të fundit, dhe e dimë se sa e rëndësishëm është për të menaxhuar presionin, që “San Siro” mund të përjetojë në kësi rastesh.

Related posts

34 VIKTIMA NË OHIO DHE TEXAS/ Lojtari i bën thirrje shtetit amerikan pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Napoli, De Laurenttis kërkon të blindojë trajnerin Sarri

Q.Autor

10 shprehjet më egoiste të Cristiano Ronaldos

Sadik.Autor

Leave a Comment