Futboll Sport

LIGA E EUROPËS/ Ja cilat janë katër ekipet e para që kualifikohen në çerekfinale

Mësohen katër skuadrat e para që kalojnë më tej në Ligën e Europës, ku nuk pati shumë surpriza.

Barcelona arriti një fitore me përmbysje në transfertën e Stambollit përballë Gallatasarajit, e cila përfundoi në shifrat 1-2.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bajer Leverkusenit.

Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.

Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monakos në transfertë, ndërsa Rangers u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.

Image

Related posts

CONTE NUK ËSHTË KUNDËR KËSAJ LËVIZJE/ Interi synon të rikthejë Mateo Kovacic për…

Delo.autor

NDEZIN DERBIN E KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics”: Shkojmë për fitore dhe leksione ndaj turpit të…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Guardiola apel për tifozët e Liverpoolit: Mos na sulmoni

Isa.Autor

Leave a Comment