Futboll Sport

Pritet rikthim i Abrashit dhe Sadikut, Panucci: Të enjten publikoj listën, ja çfarë dua ndaj Turqisë

Christian Panucci do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet zyrtare të marsit, të enjten e javës së ardhshme. Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, ka folur në intervsitë për “TV Klan”, duke treguar fillimisht se synimi i tij është fitorja me Turqinë në ndeshjen e parë.

“Jam besimplotë sepse pas Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë dhe pastaj të mendojmë për Andorrën”-ka thënë trajneri i kombëtares.

Më tej ai ka folur edhe për lojtarët e grumbulluar, por duke mos zbuluar emra konkret. I vetmi emër që do të mungojë, që më herët ishte zbuluar si i grumbulluar, është mbrojtësi Marash Kumbulla.

“Të enjten do të shpallet lista e lojtarëve dhe deri atë ditë nuk mund të them shumë. Kumbulla është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati, nuk do të jetë në këtë grumbullim”-ka thënë trajneri i kombëtares.

Ai ka folur edhe për gjendjen e mirë të Armando Sadikut dhe Amir Abrashit, të cilët janë rikthyer nga dëmtimi i gjatë dhe pritet të grumbullohen në ekipin tonë kombëtar.

Ndërkaq, trajneri i kuqezinjve, ka shfaqur shqetësim për gjendjen e Odise Roshit dhe Eros Grezdës, të cilët edhe pse kanë lënë pas dëmtimet, ende nuk kanë marrë minuta në këmbë për të qenë gati për kombëtaren.

Related posts

Totti nuk kursen vlerësimet për Ronaldon: Është i jashtëzakonshëm…

Sadik.Autor

DEL VIDEO/ “Shpërthen” futbollisti i Monacos, godet monitorin e VAR

F.autor

ZYRTARE/ Laçi prezanton blerjen e re, afrohet mbrojtësi 27-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment