Futboll Seria A

Juventus, e ardhmja kushton 80 milionë euro

Massimiliano Allegri dhe lojtarët e tij janë të përqendruar te ndeshja e mbrëmjes së nesërme kundër Genoa-s, sfida e parë pas pushimeve të dimrit. Fabio Paratici dhe Beppe Marotta, nga ana tjetër, po mendojnë për Juventus-in e së ardhmes dhe për lëvizjet e merkaton që do të bëhen për sezonin e ardhshëm.

Kjo tregohet edhe nga negociatat që klubi bardhezi po zhvillon për dy talentet që janë në pronësi të Cagliari-t: sulmuesi koreanoverior Han, i datëlindjes ’98, aktualisht i huazuar te Perugia, dhe mesfushori 20-vjeçar, Nicolo Barella, i cili kërkohet edhe nga Inter, Milan dhe Roma.

Sipas “Corriere dello Sport”, Cagliari po mendon të kërkojë 80 milionë euro për dy të rinjtë (30 për Han dhe 50 për Barella), një çmim për të cilin mund të negociohet dhe, për rrjedhojë, mund të ulet.

Ndërkohë, drejtori teknik i Perugia-s ka folur për Këang-Song Han, duke zbulua se: “Juventus po e vëzhgon edhe gjatë seancave stërvitore. Mendimi im për lojtarin? Duhet marrë patjetër.

Është 19 vjeç dhe mund të përmirësohet akoma shumë. Më kujton Luis Suarez-in për sa i takon nuhatjes për golin dhe aftësitë teknike. Me ne ka shënuar 7 gola shumë të bukur”, ka thënë Roberto Goretti.

 

Related posts

Martin Petras: Hamsik nuk do të bashkohet me Chelsean në verë

Sadik.Autor

Nis derbi i Milanos për sulmuesin e holandez që po shkëlqen në futbollin francez

Sadik.Autor

VEPRIM SHEMBULLOR/ Sadio MANE shndërrohet në “hero” për fëmijët jetimë në…

Isa.Autor

Leave a Comment