Futboll Sport

UEFA PUBLIKON LISTËN/ Nga Shkëndija e Tetovës tek Kukësi, ja klasifikimi në Europa League…

UEFA ka publikuar listën e azhurnuar të klubeve në Kupat e Europës. Nga Shqipëria në vendin e parë është Kukësi që pozicionohet në vendin e 194- t. Verilindorët kanë 6000 pikë dhe janë përpara Partizanit. Në vendin e dytë Partizani me 4250 dhe më pas Laçi, Skënderbeu. Vetëm në vendin e 338 Tirana që ka 2750 pikë njëlloj si Teuta.

Në renditjen mbarëshqiptare, në vendin e parë qëndron Shkëndija e Tetovës, që renditet në vendin e 133 me 9000 pikë të grumbulluara. Kuqezinjtë që luajnë në elitën e Maqedonisë së Veriut, për vite me radhë, kanë luajtur në kualifikueset e për Kupat e Europës, ku i kanë shkuar shumë afër kualifikimit, por janë ndalur në fund, nga skuadra të mëdha si Milani apo Totenhemi.

Nga klubet kosovare, Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë në renditjen në Europë, teksa mbajnë vendin e 296 me 3500 pikë, pas kampionëve vjen Prishtina me 2250 pikë në vendin e 365, ndërsa Feronikeli renditet në vendin e 387 më 1500 pikë.

RENDITJA:

Vendi       Klubi            Pikët

133-         Shkëndija e Tetovës 9000 pikë

194-          Kukësi 6000 pikë

263-           Partizani 4250 pikë

285-          Laçi 4000 pikë

289-          Skënderbeu 4000 pikë

296-         Drita 3500 pikë

338-          Tirana 2750 pikë

339-          Teuta 2750 pikë

365-         Prishtina 2250 pikë

387-         Feronikeli 1500 pikë

Related posts

LIVE/ NAVAS portieri më i mirë i Ligës se Kampionëve për sezonin e kaluar

Isa.Autor

PIOLI MERR LAJMIN E MIRË/ Ibra rikhehet në stërvitje pas dëmtimit. Gati për “finalen” ndaj Manchester United

Delo.autor

I SKADON KONTRATA VITIN E ARDHSHËM/ Juventus dhe PSG interesohen për lojtarin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment