Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Dyshja Lautaro-Lukaku rikthehen Interin në krye

Inter ka fituar me rezultatin 1-2 transfertën e vështirë ndaj Brescia, falë dy golave të realizuar nga Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, ndonëse autogoli i Skriniar në të 76’ rrezikoi të rihapë ndeshjen.

Zikaltërit kaluan në epërsi në të 23’ falë një gjuajtje të fuqishme të argjentinasit Martinez, e ndihmuar edhe nga një devijim i kundërshtarit. Të pasuksesshme rezultuan tentativat e Brescia për të barazuar shifrat, me Tonali e Balotelli të ndalur nga Handanovic.

Lukaku ka realizuar një perlë në të 63’ kur pas një topi të servirur nga Gagliardini, ka ndërmarrë një inkursion nga e djathta për të depërtuar në qendër e nisur një silurë para hyrjes në zonë. Një top që u ndal vetëm nga rrjeta, 0-2, në favor të Inter.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi transferon sulmuesin e Kombëtares…

Delo.autor

DY SHQIPTARË TITULLARË NË TRIUMFIM/ Hajduku i Splitit fiton me përmbysje dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

SUPERSFIDA/ ROMA-INTER: Ja si do rreshtohen dy ekipet në “Olimpico” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment