Futboll Sport

QESH KUR E PYESIN PËR KË BËN TIFO/ Mourinho analizon derbin Milan-Inter

Derbi i Milanos merr jetë të dielën në orën 20:30, përpos rivalitetit historik, dy skuadrat luajnë edhe me objektiv zonën Champions.

Inter vjen nga një krizë rezultatesh, dëmtimesh dhe çështjen Icardi, ndërsa Milan pas një seri fitoresh. Gjithsesi në derbi nuk ka favoritë dhe kuqezinjtë kanë tre vite që nuk fitojnë ndaj zikaltër. Këtë supersfidë e ka analizuar edhe Jose Mourinho, ai që fitoi gjithçka me inter-in në vitin 2010.

“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë”, tha Mourinho për “Russia Today”, “Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt”, analizoi Mou.

“Milan është përmirësuar shumë gjatë sezonit dhe tani është në vend të tretë, por Interi është i katërti dhe Roma e pesta, ata janë të gjithë një pikë larg. Vetëm Napoli është i sigurt, ky derbi do të jetë i rëndësishëm sepse do të thotë shumë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej portugezi.

Për kë bën tifozllik Mourinho? (qesh) “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për sluadrën zikaltër të Milanos.”

Related posts

BONUCCI flet për herë të parë pas LARGIMIT nga MILANI: Bëra gabim që…

Isa.Autor

Rusi 2018/Mbrojtësi i Anglisë rrezikon Botërorin

Sadik.Autor

TEUTA-PARTIZANI/ Momente tensioni në “Niko Dovana”, gjyqtari ndëshkon 4 lojtarë me karton të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment