Futboll Sport

Matuidi: Ja pse Allegri është një nga më të mirët

Blaise Matuidi, mesfushori i Juventus, ka folur për fitoren e madhe kundër Atletico Madrid, trajnerin Allegri dhe Cristiano Ronaldo-n në një intervistë për “DAZN”.

Për Atletico-n: Për ne ishte një rezultat i rëndësishëm, sepse gëzohemi për çdo fitore. Edhe në Genoa do të shkojmë për të fituar, edhe pse e dimë se nuk do të jetë aspak e lehtë”.

Për Allegri-n: “Çdo trajner ka filozofinë e tij dhe ai ka të vetën. Është shumë i aftë në menaxhimin e lojtarëve, por edhe në menaxhimin taktik të ndeshjeve është shumë i fortë”.

“Di të komunikojë me të gjithë lojtarët e skuadrës. E dimë se Juventus ka një ekip të mbushur me kampionë dhe kur di të menaxhosh kampionët, do të thotë se je një trajner i madh”.

Për Ronaldo-n: “Kemi lojtarin më të fortë. Jemi të lumtur për atë që bën, argëtohemi duke luajtur me të dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu”.

“Kundër Atletico-s ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, por mendoj se cilësitë e tij i tregon në punën e përditshme që bën, sepse stërvitet më shumë se të tjerët dhe mendoj se kjo është ajo që bën difere

Related posts

COPA DEL REY / Real arrin fitoren e parë nën regjimin e Solarit

Isa.Autor

Rooney “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i mirë i historisë së futbollit

Isa.Autor

LUFTËTARI-BYLIS/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër, Guindo shënon nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment