Futboll Shqipëri Sport

SHËNOI GOL NDAJ KOSOVËS/ Bekim Balaj: Në dy ndeshjet e radhës të detyruar për fitore, secili kërkon të…

Bekim Balaj u rikthye të goli me fanellën e Kombëtares, teksa shënoi ditën e sotme në përballjen miqësore ndaj Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Rtsh”, sulmuesi shkodran është shprehur se ky test ishte i rëndësishëm për ndeshjet e radhës.

“Gjithmonë është e rëndësishme të luash për Kombëtaren. Kjo ndeshje ishte një test serioz për dy ndeshjet e radhës , ku jemi të detyruar të luajmë vetëm për fitotre. Bëmë një ndeshej shumë të mirë, ku ia dolëm të fitojmë.

Të rinjtë? Ekipi Kombëtar ka gjithmonë afrime të reja dhe secili që vjen mundohet ta shfrytëzojë këtë moment. Mundësitë për vendin e parë janë reale, do të futemi me përqendrimin e duhur për të marrë fitoret.

Mungesa e golit? Si çdo sulmues mungesa e golit ndihet, por e rëndësishme është të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe të aktivizohem.

Ndeshjet e tetorit nga ekrani? Ndonjëherë nga TV është ndryshe, sesa të jesh në fushë. Ndaj Kazakistanit, luajtëm me karakter, me Lituaninë kishim agresivitet dhe gjynah që nuk fituam.”, u shpreh Balaj.

Related posts

FLET PËR PLANET NË TË ARDHMEN/ Mourinho “zbulon”: Kam filluar të mësoj gjuhën…

Delo.autor

SHEFFIELD-LIVERPOOL/ Mbrojtësi Bryan i dhuron golin e epërsisë Kampionëve të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Roma – Real Madrid, dëmtohet “YLLI” i skuadrës para duelit në Champions (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment