Futboll Seria A Sport

NJË FITORE E VËSHTIRË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Sassuolon dhe futen në zonën Champions

Milan ka mposhtur Sassuolo-n me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një autogoli nga mbrojtësi Lirola në pjesën e parë, në një ndeshje të vuajtur për “Djallin”.

Një fitore e vështirë, por e madhe për kuqezinjtë, të cilët kanë parakaluar Inter në renditje duke u ngjitur në vend të tretë.

Ku duket se është sezoni i rikthimit të Milan në Champions League, aktualisht skuadra e Gennaro Gattuso-s është duke kaluar një formë fantastike dhe kjo ishte fitorja e katërt radhazi.

Në pjesën e parë Sassuolo ua bëri jetën e vështirë vendasve dhe duhej shtylla apo disa pritje spektakolare të Donnarumma-s që Milan të mos pësonte gol.

Pas pushimit kuqezinjtë luajtën disi më mirë dhe gjithçka u lehtësua pas kartonit të kuq të portierit Consigli (faull si lojtar i fundit ndaj Piatek). Me një lojtar më shumë, milanezët e kishin më të thjeshtë të ruanin avantazhin, si dhe mund të kishin shënuar më shumë gola, por kanë shpërdoruar.

Related posts

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Presidenti i Chelsea-t është i gatshëm të bëjë gjithçka për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Shikohet si pasuesi i Heynckes, por deklarata e tij është shumë kontradiktore

Sadik.Autor

BETIS “SHPËRFILL” MESSIN/ Barça humb ndeshjen dhe yllin e mesfushës

Isa.Autor

Leave a Comment