Futboll La Liga Sport

REVOLUCION TEK REAL MADRIDI/ Zidane gjen mbrojtësin perfekt në Itali, ja emri i bujshëm

Ky sezon mund të quhet i mbyllur për Real Madridin, edhe pse matematika ende nuk e nxjerr jashtë garës për titullin kampionat. Rikthimi i Zinedine Zidane ka shërbyer më shumë për të rikthyer harmoninë dhe për të mbajtur futbollistët në tonus, pasi Solari ishte kartë e djegur.

Ndërkohë, po shihet edhe merkato dhe lëvizjet që duhen bërë. Për këtë arsye, revolucioni do të prekë disa role në skuadër. Mes tyre, edhe mbrojtjen, aty ku në një farë mënyrë Varane nuk është se po jep më garanci.

Objektivi, sipas “Sport”, është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napoli kërkon jo më pak se 120 mln euro për ta lënë të lirë, por paratë janë problemi i fundit për “blancos”.

Related posts

FITORJA E PARË “NË SHTËPI”/ Monaco “RINGJALLET” falë Cesc Fabregas (VIDEO)

Delo.autor

RITHEHET TEK FITORJA/ Barcelona lë pas zhgënjimin dhe mposht Huaska-n falë De Jong

Delo.autor

Liverpool dhe Tottenham ndahen në barazim, Salah dhe Kane bëjnë çmendurinë në minutat shtesë

Q.Autor

Leave a Comment