Futboll Sport

RIKTHIMI NË PËRFAQËSUESE/ Abazaj: Ftesa më lumturon, në Belgjikë mësova…

Kristal Abazaj rikthehet në ekipin tonë kombëtar, pas gati një viti mungesë. Sulmuesi 22-vjeçar është duke luajtur rregullisht javët e fundit, pasi u transferua nga Belgjika në Kroaci tek Osijeku. Abazaj është një nga lojtarët e rikthyer në kombëtare, përfshi Ivan Balliun, Amir Abrashin, Enea Mihaj, Armando Sadikun, Naser Alijin etj.

Në ndeshjete  luajtura deri më tani në Kroaci, Abazaj ka shënuar një gol që në debutim, teksa ka bërë paraqitje të mira me skuadrën që lufton për një vend në Kupat e Europës.

Sulmuesi i krahut pritet gjithashtu të ketë një rol titullari, duke parë se nuk ka shumë konkurrencë në repartin e tij. Telesport ka marrë një prononcim të shkurtër të futbollistit të kombëtares, i cili është shprehur i lumtur për ftesën nga Panucci.

Tani siç dihet kam fitulluar të luaj. Jam duke e marr veten, pasi kalova një periudhë jo shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk kam bërë stërvitje fare. 

Atje ku kam qenë kam mësuar shumë dhe dua t`i falënderoj. Këtu në Kroaci kam luajtur dhe besoj do luaj më shumë deri në fund të kampionatit. Është trajneri ai që bën zgjedhjet, unë jam shumë i lumtur për  ftesën”-tha Kristal Abazaj.

Related posts

(VIDEO) Reagimi i Granit Xhakës pas humbjes ndaj Bournemouth po bën xhiron e rrjetit

Q.Autor

“HUMBA NUHATJEN DHE SHIJEN”/ E fejuara e Ruganit tregon makthin e Koronavirusit

Delo.autor

Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll

Sadik.Autor

Leave a Comment