Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Tirana. Rezultati 0-1

Laçi pret në shtëpi Tiranën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Kurbinasit e nisën me objektiva të mëdha kampionatin, por rezultatet nuk kanë treguar të njëjtën gjë, teksa vetëm pak ditë më parë u largua trajneri Cungu, teksa së fundmi u larguar edhe Stavri Nica, i cili mori vendi përkohësisht të Cungut.

Të dy ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren. Skuadrat janë përballur 47 herë mes tyre, teksa bardheblutë kanë arritur të marrin 23 fitore, kundër 11 të kurbinasve, ndërsa 13 ndeshje janë mbyllur në barazim. Pritet një sfidë e luftuar dhe me tension, pasi skuadrat janë në kërkim të fitoreve.

LIVE: LAÇI-TIRANA 0-1

Batha 38′

KOMENTI LIVE: 

58′ Toli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Obanor.

57′ Pranë golit të dytë Tirana. Gjuajtja e Ismailgecit nga e majta e zonës, shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit Sherri.

51′ Obanor është futbolllisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë te kurbinasit.

51′ Laçi në kërkim të golit të barazimit. Pas një harkimi të rrezikshëm të Xhixhës, vendimtare ndërhyrja e Ismailgecit, që largon topin në këndore.

46′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës, Danso, vendin e tij e merr Sasraku.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Sërish shpëtimtar Bekaj, që ndal një tjetër tentativë të Nuabuezes, duke e dërguar rrezikun në këndore.

38′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Batha kalon në avantazh bardheblutë e Nevil Dedes. Kapiteni bardheblu realizon me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës.

36′ Fantastik Visar Bekaj. Gardiani i Tiranës, pret 11-metërshin e ekzekutuar nga Nuabueze duke u shndërruar në hero!

35′ Penallti për Laçin, pas prekjes së topit me dorë brenda dorës nga Vangjeli. Gjyqtari Andi Koçi i bindur për vendimin e tij.

33′ Dhjetë faulla të shkakuara deri tani nga futbollistët e të dyja skuadrave.

27′ Muçi hedh një top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin askush nga futbollistët bardheblu ta devijojë drejt rrjetës.

18′ Goditje dënimi për Tiranës, provon Hoxhallari me një predhë nga distanca, por topi ndalet nga portieri Sherri, i cili ishte në pozicion.

15′ Sfidë mjaft e luftuar në këto minuta të para, me të dy skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

12′ Pranë golit Tirana me Danson, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Sherri, por më  herët gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje.

7′ Pranë golit Laçi, e pabesueshme çfarë humbet Nuabueze. I vetëm përballë portierit Bekaj, goleadori i skuadrës kurbinase është ndalur nga gardiani bardheblu.

 

5′ Më kërkuese Tirana në këto minuta të para. Nuabueze ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

HUMBJA E DYFISHTË E “ZIKALTËRVE”/ Conte, deri më tani është dështim. 170 milionë dhe dy objektiva në “kosh”

Delo.autor

LARGIMI I KARIUS/ Klopp: Prej tij gati shkatërrova blerjen e Alisson

Isa.Autor

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Isa.Autor

Leave a Comment