Futboll Premier League Sport

RRËFEN NGA JETA E TIJ PERSONALE/ Ylli i Liverpoolit: Kur dëshiron të shpëtosh nga varfëria dhe uria, bën…

Sadio Mane ka reflektuar mbi gjithë atë punë të madhe që është dashur të bëjë për të kaluar nga futbolli në rrugët e Sengal, drejt sfidës për titullin kampion në Premier League. Sulmuesi i Liverpool është shndërruar në armën sulmuese më të frikshme për skuadrën e kuqe këtë sezon, teksa hedh shikimin pas, në rrugëtimin nga fundi drejt kulmit.

“Nuk ishte një rrugëtim i lehtë, kur dëshiron të shpëtosh nga varfëria dhe uria, bën mrekulli për të mbijejtuar dhe kur sheh një shans e shfrytëzon atë”, deklaroi Mane për “The Sunday Mirror”.

I zbuluar te francezët e Metz, më pas i transferuar te Red Bull Salzburg dhe Southampton, Mane këtë sezon ka shpërhtyer me 20 gola në të gjitha kompeticionet, nga të cilët 11 në 11 ndeshjet e fundit.

“Trajneri më ka besuar që kur erdha te Liverpool dhe unë përpiqem të shpërblej besimin e tij. Kam bërë rrugë të gjatë që nga rrugët në Dakar. Jo të gjithë djemtë afrikanë bëhen profesionistë në Europë dhe këto kujtime më kanë ndihmuar që të mos dorëzohem kurrë”, tregoi Mane.

Related posts

Letra prekëse e Xavi Hernandez për mikun e tij Andres Iniest

Sadik.Autor

Milan – Arsenal, super duel i Evropa Ligës

Q.Autor

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR…”/ Paqueta prezantohet te Milani, por të gjithë flasin për…

Delo.autor

Leave a Comment