Futboll Ligue 1 Sport

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Buffon zbulon: Mund të përfundoja në Angli, ja dy ekipet që më kanë kërkuar…

Portieri Giggi Buffon mund të kishte përfunduar në Premier League dhe jo në League 1, ku luan aktualisht me skuadrën kampione të PSG-së. Italiani ka bërë me dije sot se në karrierën e tij është kërkuar disa herë nga ekipet angleze dhe në veçanti nga dy skuadrat e Manchesterit. Jo vetëm sot, por edhe shumë vite më parë, kur ishte ende një adoleshent.

Buffon u largua verën e kaluar nga Juventusi, ekip me të cilin u aktivizua për 17 sezone radhazi. Portieri 41-vjeçar tha se kjo ishte hera e dytë që ekipet e Manchesterit e kanë kërkuar. “Hera e parë ka qenë kur isha te Parma dhe Alex Ferguson më kërkoi që të luaja për United. Kjo gjë ndodhi për 2-3 vite me radhë dhe gjithnjë Ferguson dërgonte njerëz që kontaktonin me mua”, tha Buffon.

“Më pas më ka kërkuar skuadra e Manchester City. Fillimisht në momentin kur nisën të ndërtonin një ekip të madh. Gjiothsesi, unë vendosa të qëndroj te Juventusi. Edhe vjet patëm një kontakt, por vendosa të jem më pranë Italisë dhe tani luaj me PSG-në, një tjetër ekip i madh”, u shpreh Gigi Buffon.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ AJAX e nis me këmbë të mbarë, “paqe” me gola në Ukrainë

Isa.Autor

Rikthimi “pa ndjenja” i Icardit në Camp Nou dhe përballja me Messin që e largoi nga…

Isa.Autor

KRITIKON ASHPËR LUIS ENRIQUE/ Ish-trajneri i Spanjës: Ka gabuar duke grumbulluar ata të dy

Delo.autor

Leave a Comment