Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Lajm i keq për Juventusit, ja kush i bashkohet Simeones në stërvitje

Diego Simeone ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë “nën armë” për sfidën e kthimit të Champions-it, Juventus-Atletico Madrid, e cila do të luhet të martën në mbrëmje, në Torino. Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren 2-0 të “rojiblancos”, të cilët e dinë se do të përballen me një stuhi të vërtetë në stadiumin “Allianz”, sepse bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka për përmbysjen e madhe.

Interesant është fakti se në listë është përfshirë edhe Diego Godin, i cili pësoi një lëndim së fundi dhe mendohej se do ta kishte të pamundur të udhëtonte drejt Italisë. Futbollisti në fjalë është pjesë e skuadrës dhe pritet të luajë. Pra, trajneri Simeone do ta ketë grupin të plotë.

Dëmtimi – Diego Godin u largua në gjysmë të stërvitjes së fundit, në prag të ndeshjes me Leganes për La Liga. Mbrojtësi pësoi një goditje në këmbë, vijoi të stërvitej për pak minuta, por më pas vendosi të largohej përfundimisht, duke goditur i nervozuar gardhin rrethues të fushës.

Zërat e parë thanë se uruguajani e humbi ndeshjen e kampionatit dhe ishte në dyshim të fortë për ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit. Kujtojmë se Godin u bë protagonist në ndeshjen e parë, pasi shënoi golin e dytë me kokë. Mediat kanë raportuar se mbrojtësi ka arritur marrëveshje me Interin, ndaj goli ndaj “Zonjës së Vjetër” u trumbetua me të mëdha edhe nga tifozët zikaltër.

Related posts

Njihuni me formacionin e lojtarëve më të shtrenjtë të vitit 2018, mungojnë dy yjet

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Bien kampionët në fuqi, Kessie eliminon shokun e skuadrës

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Mesfushori Çekiçi bëhet protagonist tek goli i fitores për Ankaraguxhu

Delo.autor

Leave a Comment