Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Ai do të luajë 80% të ndeshjeve, medoj se…

Maurizio Sarri i ka rezistuar deri më tani shkarkimit nga detyra e Chelsea edhe pse u përfol se mund të mos jetë në stol të dielën, në ndeshjen që “blues” do të luajnë ndaj Cardiff. Duket se trajneri italian ka rënë dakord me klubin londinez, duke vendosur të aktivizojë sulmuesin 18-vjeçar Callum Hudson-Odoi. Të dielën ai pritet të jetë titullar.

“Për mua nuk ka asnjë problem ta vendos atë në formacionin titullar. Ai është gati. Po ashtu edhe Hazard, Willian dhe Pedro, ndërkohë që vetëm 2 prej tyre mund të luajnë në krahë. Gjithsesi, në pjesën e mbetur të sezonit ai do të luajë në 75-80% të ndeshjeve”, u shpreh Sarri.

“Vjet ishte 17 vjeç dhe luajti vetëm në 3-4 ndeshje. Tani është 18 vjeç dhe ka luajtur 19-20 ndeshje. Mendoj se evolucioni është në ritmet e duhura. Sezonin tjetër, me shumë gjasa, ai do të luajë 30-35 ndeshje me Chelsea”, u shpreh më tej Sarri.

Kjo deklaratë e trajnerit italian tregon se sulmuesi 18-vjeçar do të luajë me Chelsea edhe sezonin tjetër: “Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen, por unë besoj se Hudson-Odoi do të qëndrojë këtu edhe vitin e ardhshëm”, tha Sarri. Bayern Mynih e kërkon me çdo kusht, duke bërë disa oferta, por deri më tani të gjitha të hedhura poshtë nga Chelsea.

Related posts

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NË FINALEN CHAMPIONS/ Deschamps: Ja pse Kante nuk mund ta fitojë “Topin e Artë”

Delo.autor

Morinho ngre akuza ndaj Man City: Strategjia e tyre është të bëjnë faulle

Q.Autor

Juventusin-Milan/ Bonucci ka një mesazh pë ish-skuadrën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment