Futboll Seria A Sport

“IBRA NJË KAFSHË”/ Manxukiç: Te Milani, për të realizuar ëndrrën e çdo tifozi

Aventura e Mario Manxukiçit ka nisur zyrtarisht dje. Gjashtë muaj në këmbim të një rroge prej 1.8 milionë eurosh dhe konfirmimit për një tjetër sezon, teksa do të mbajë numrin 9. Pas një viti pa pronar, fanella “e mallkuar” do të qëndrojë në trupin e kroatit, teksa ndër vite, asnjë pas Pipo Inzagit nuk ka mundur ta nderojë.

Pas “Superpipos”, i pari që e mbajti e nuk mundi ta nderonte ishte Aleksandre Pato. Sezonin në vijim Alesandro Matri me fanellën me numrin 9 realizoi 1 gol në 15 paraqitje në Serinë A. Matia Destro e “bomberi” Fernando Torres dështuan me numrin “e mallkuar” ashtu si Luis Adriano, Andre Silva apo njëfarë Higuaini. Edhe Piontek që e nisi mirë u përhumb pasi këmbeu 19 me 9-ën, teksa tani është radha e Manxukiçit t’i japë fund “mallkimit”. Në një intervistë për televizionin e klubit, 34-vjeçari ka shpjeguar ambiciet e tij dhe objektivat në aventurën e re në karrierë.

Përse zgjodhët pikërisht Milanin, ndërkohë që kishte oferta që të premtonin një vend në formacion?

Ka shumë arsye. Pikësëpari, Milani është një klub historik që i përmbush ambiciet e mia. Së dyti, të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson Milani. Dhe për ta përfunduar, në kohët e fundit kam punuar fort për të merituar thirrjen e një emri kaq të rëndësishëm si Milani.

Mendoni se do të jeni gati për këtë aventurë pasi keni kohë pa luajtur?

Kam lindur gati dhe në muajt e fundit jam stërvitur vërtet shumë. Njerëzit që kam pranë e dinë se sa shumë jam përpjekur për të pasur mundësinë e të luajturit përsëri në një klub të madh e për të fituar trofe. Me këtë dua të them se Milani nuk duhet të shqetësohet për formën time.

Keni disa shokë te Milani, por Kjaer duket si më i veçanti apo jo?

Me Simonin jemi njohur që në kohët e Volfsburgut ku arritëm në të njëjtën kohë. Jetuam një periudhë të bukur së bashku, është një djalë i zoti e më vjen mirë që rrugët tona u bashkuan sërish. Me paraqitjet e tij ka treguar se mund të jetë një kolonë e mbrojtës së Milanit.

Të mos harrojmë edhe një shok kombëtareje si Rebiçi…

Më vjen mirë që është edhe ai te Milani. Folëm në telefon dy ditë më parë dhe e njoftova se do të vija.

Me Ibrën keni folur?

Zlatanin e kam ndjekur që kur isha fare i ri. Jam i gëzuar që do të jemi shokë skuadre, sepse ashtu si unë, edha ai ka uri për fitore. Ka mbetur një kafshë e vërtetë e unë do të mundohem të jem si ai. Kam besim se mund të bëjmë gjëra ta mira së bashku.

Çfarë synimesh keni në këtë aventurë?

Jam te një klub si Milani dhe objektivat duhet të jenë madhorë. Jam mësuar me trysninë e nuk e kam problem, fundja është pjesë e profesionit. Jam këtu e do të bëj maksimumin për Milanin.

E dini që duhet ruajtur një vend i parë apo jo?

Milani është special. Mjafton ta përmendësh e të gjithë e dinë për çfarë po u flet. Historia e kësaj skuadre është e pabesueshme e këtu kanë luajtur kampionë të mëdhenj. Jo vetëm unë, por e gjithë bota është e mahnitur nga Milani, ndaj mezi pres të filloj.

Çfarë mesazhi keni për tifozët milanistë?

U premtoj se do të jap maksimumin duke u munduar të mbroj ngjyrat e Milanit në çdo ndeshje. Ju siguroj për këtë 100 për qind.

Related posts

“KËTË VIT HISTORIA KA PËR TË NDRYSHUAR”/ Tonali: Në ekip kam tre baballarë, mezi pres të luaj në Champions

Delo.autor

E PABESUDESHME/ Ibrahimovic merr VENDIMIN se ku do të VAZHDOJË të luajë

Isa.Autor

PREZANTOI FANELLËN E TRETË/ Tifozët e Milanit shpërthejnë kundër klubit: E turpshme, më e keqja në histori

F.autor

Leave a Comment