Futboll Seria A Sport

LIROHET NGA “BURGU” I CHELSEAT/ Conte zgjedh klubin e së ardhmes, transferohet tek…

Antonio Conte do të përballet sot në gjykatë me Chelsea dhe në rast se fiton do të arkëtojë plot 11 milionë euro, të cilat klubi anglez refuzoi të ia kalojë atij pasi e shkarkoi me arsyetimin se marrëdhënia e ulët e Conte me Diego Costa i solli dëme financiare klubit dhe sulmuesi u largua.

E ardhmja? Gjyqi i sotëm do të thotë se prej nesër trajneri italian do të jetë i lirë të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm me të cilin do të punojë. Sipas medieve italiane në vend të parë për të marrë shërbimet e Conte është Inter. Juventus me Paratici po shtyn përpara, Milan është ende në fazën e sondazheve me Leonardon dhe Roma mbetet e fundit në listë.

Sipas “La Repubblica” faktor kryesor në afrimin e Conte me Suning është Beppe Marotta, i cili ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm, në kohën kur ata të dy ishin tek Juventus.

Negocimi është i hapur, 10 milionë euro në sezon për italianin dhe ai e ka bërë të qartë se kërkon një klub që do të luajë në Champions League dhe në dy sezonet e ardhshme synon që të ketë një skuadër konkurruese për këtë trofe.

Related posts

LIVE/ Alaves-Barcelona, Alena kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ky lojtar është rrugës tek Real Madridi për tre arsye

Delo.autor

Trajneri i PSG-së provokon Realin

Q.Autor

Leave a Comment