Futboll Premier League Sport

SFIDON ARMIQTË E MANCHESTER CITYT/ Mesfushori serb Matic: Mos shikoni ëndrra me katër trofe…

Nemanja Matic pranon se Manchester United është i vendosur ta pengojë përmbushjen e ëndrrës së katërfishtë të Manchester City në këtë sezon. “Djajtë e Kuq” mbeten në lojë për dy trofe, ndërsa rivalët e të njëjtit qytet për katër të tillë. Përballja me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampioneve është vendosur nga shorti i djeshëm, ndërsa do të ndeshen edhe me Wolves, në ¼ finale të “FA Cup”, të shtunën.

Suksesi në secilën nga këto gara do t’i kthejë “Djajtë e Kuq” në rrugën e duhur, ndërkohë që po ndjek, gjithashtu, një vend në “top 4” të Premier League. Matic është i etur të shohë mosdominimin vendas dhe europian të Manchester City. Mesfushori ndërkombëtar i Serbisë i tha “ESPN”: Manchester City është një ekip i shkëlqyer, që po lufton për titullin dhe, ashtu si ne, vijon garën në Ligën e Kampionëve dhe “FA Cup”. Sigurisht që “qytetarët” do të përpiqen të fitojnë gjithçka, por ne jemi të gatshëm të konkurojmë me ta.

Kur e përfundon sezonin me një trofe, është ndryshe. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë. Ne jemi duke luajtur në Ligën e Kampionëve dhe “FA Cup”. Manchester United gjithmonë dëshiron të bëjë më të mirën, që është e mundur. Duam të jemi në “top 4” të Premier League dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka. E kemi cilësinë për ta bërë këtë”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ “Katalanasit” dorëzojnë ofertën e madhe për Neymar, PSG merr vendimin final

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Real Madrid pozitiv me Covid-19, por Belgjika e mban!

Delo.autor

NATË PËR T’U HARRUAR/ Ronaldo dhe Morata mbyten nga vërshëllimat në Madrid

Delo.autor

Leave a Comment