Futboll Seria A

Drejtori sportiv i Milanit: Gjatë janarit as s’blejmë as s’shesim, do shohim të tjerët çfarë do bëjmë

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, ka garantuar se Milani nuk ka nevojë të shesë lojtarë, duke pohuar se skuadra e tyre është e shkëlqyer dhe se i përshtatet cilësive të “Kuq e zinjve”.
Druhej se Milanit do t’i duhej të shiste lojtarë për t’i rritur të hyrat në janar, duke pasur parasysh natyrën e pronësisë së klubit, e cila u përkeqësua nga vendimi i UEFA-s për të mos ia pranuar italianëve marrëveshjen vullnetare, por Fassone ka premtuar se skuadra s’do të preket, transmeton Express.

“Dua të sqaroj diçka, kam folur edhe me skuadrën sot në Milanello: ky zhvillim i ri vlerësohet nga klubi dhe David Han Li është këtu fizikisht. Për janar, e përsëris: nuk do të blejmë lojtarë për të bërë gabime në këtë afat kalimtar, skuadra është e shkëlqyer dhe i përshtatet cilësive të Milanit. Nuk duam ta shesim askënd sepse nuk ka nevojë t’i rrisim të hyrat. Në janar, do të rrimë dhe t’i shikojmë tjetër çfarë bëjnë”, ka shpjeguar ai.

 

Related posts

PIKANTET E VLLAZNIA-TIRANA/ Bardheblutë shpërblim për fitoren, trajneri Brdariç kapet me gazetarët

F.autor

TRANSFERIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Babai i Van de Beek: S’pushon telefoni, bëmë gjithë fshatin krenar

Delo.autor

Inter ndryshon objektiv, gati të nënshkruajë me Rafinhan

Q.Autor

Leave a Comment