Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ja talenti i denjë që mund të zëvendësojë CR7

Në këtë pikë të karrierës mund të hedhë hapin e fundit të madh drejt “shenjtërimit”. Ai që deri kohët e fundit konsiderohej thjesht si “djali i vogël” nga Massimiliano Allegri, tani mund të fitojë njëherë e përgjithmonë statusin e yllit te Juventusi. Fjala është për Moise Kean, talentin e ri bardhezi, që spikati së fundi me dy gola të shënuar për ekipin kombëtar italian (kundër Finlandës dhe Lihtenshtejnit).

Sulmuesi i ri mund të ketë akoma më shumë hapësira se sa pritej, për shkak të lëndimit që Cristiano Ronaldos. Ky i fundit është lënduar dhe mund të qëndrojë larg fushave deri në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet të mërkurën e 10 prillit kundër Ajax-it, në Amsterdam.

Në lojë janë tri ndeshje: nesër kundër Empolit, të martën në Cagliari dhe të shtunën, më 6 prill, kundër Milanit. Kjo është mundësia, që Kean pret, për të treguar se sa vlen. Ndërkohë, “Tuttosport” bën me dije se Ajax është interesuar tashmë për Kean, duke e llogaritur atë si pjesë të operacionit “De Light”, që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë ndërmarrë. Sidoqoftë, kampionët e Italisë janë treguar kategorikë në këtë pikë, për momentin, ngaqë kanë në plan ta blindojnë me një kontratë të re talentin në shpërthim e sipër.

Related posts

MESAZHE DHE FOTO “HOT”/ Bëhen publike bisedat provokuese midis modeles së faqeve porno me sulmuesin e Realit

F.autor

PËRDORI FJALË RACISTE NDAJ MIKUT TË TIJ/ Ngrihet akuza ndaj yllit Cavani. Ja dënimi që mund të marrë… (FOTO)

Delo.autor

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” fitore për “jetë a vdekje”

Delo.autor

Leave a Comment