Futboll Premier League Sport

“MENDO TË BËSH TRAJNERIN”/ Tifozët e Manchester City-t i kthehen ashpër teknikut Guardiola

Pep Guardiola, pas fitores në Champions League kundër Leipzig (6-3), ka kërkuar një prani më të madhe të publikut në Etihad, që për ndeshjen në fjalë ka patur “vetëm” 38.000 persona:

“Do të doja që të vinin më shumë njerëz. Kemi nevojë për ju, ju lutem, sepse do të jemi shumë të lodhur. I ftoj të gjithë të vijnë të shtunën në orën tre”.

Megjithatë, kërkesa e tij nuk është pëlqyer nga tifozët:

“Nuk ka dyshim se është trajneri më i mirë në botë, kështu që do të ishte më i mirë sikur të merrej vetëm me këtë. Është zhgënjyese që vë në dyshim përkushtimin tonë ndaj skuadrës”, ka thënë Kevin Parker, sekretar i përgjithshëm i fan club-it zyrtar të Manchester City-t.

“Deklarata e tij më kanë befasuar, sepse nuk e di ç’lidhje ka me këtë çështje. Nuk i kupton vështirësitë që kanë njerëzit të shkojnë në stadium të mërkurën në orën tetë. Fjalët e tij nuk mund të justifikohen sepse prania jonë në stadium ka qenë gjithmonë e madhe”.

Tallja – Përgjigja e tifozëve të City-t është ndikuar dhe nga disa tallje që u janë bërë nga tifozët rivalë. Në të kaluarën, në fakt, Etihad ka qenë shpesh  bosh, deri në atë pikë sa është pagëzuar me emrin “Emptyhad”, një lojë fjalësh që bashkon fjalën “Empty” (“bosh”, në anglisht) dhe emrin e impiantit.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Delo.autor

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

Messi një përbindësh golash/ Fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

Sadik.Autor

Leave a Comment