Futboll Premier League Sport

SHTOHET AKUZA PËR MASHTRIM/ “UEFA” ka gati dënimin ekstrem për Mançester Cityn, ja shkaku…

 

Mançester Siti duket se është përballë një situate shumë të vështirë duke qenë se UEFA ka nisur një hetim ndaj tyre, për shkak të thyerjes së rregullave për “Financial Fair Play”

Blerjet e shumta dhe me çmime të larta, që anglezët kanë bërë vitet e fundit, kanë detyruar UEFA-n të hapë një hetim dhe të marrë masa nëse nuk justifikohen shpenzimet  e bëra.

Ishte gjermania “Der Spiegel”, media që ka publikuar fakte të e-maileve, të cilat nxjerrin zbuluar  gabimet e “Citizens” në merkato. Në mesazhet e publikuara nga gjermanët, vihen re sponsor fals që kanë hyrë në mes për të ndihmuar financiarisht klubin. Flitet se këta sponsor i ka “shpikur” vet sheiku Mansur.

Kështu nëse të gjitha këto fakte vërtetohen UEFA ka të gjitha të drejtat të dënojë Sitin për shkelje të rregullave të “Financial Fair Play”. Pritet që të jetë një dënim ekstrem, pasi shtohet dhe akuza për mashtrim ndaj UEFA-s.

Related posts

Përforcimi i parë për Lopetegui vjen nga kampionati francez

Sadik.Autor

Mungesë e madhe e Skocisë/ Ylli i Premier Ligës do të mungojë përballë Shqipërisë

Isa.Autor

MBI DRIBLIMIN E CR7 NDAJ RUDIGER/ Ish-futbollisti gjerman sulmon Ronaldon: Duket si budalla

Delo.autor

Leave a Comment